Adetokumbo: Numri 1 i NBA-së? Kërri, që udhëhoqi Golden Stejtin drejt titullit!

Nuk ka xhelozi ndërsa në 2021 ishte pikërisht ai që fitoi unazat e basketbollit amerikan. Janis Adetokumbo, ashtu si gjithë yjet e mëdhenj të koshit, vlerëson rivalët e tij në NBA duke mos e llogaritur veten. Në debatin se cili është lojtari më i mirë i kampionatit, gjigandi grek me origjinë afrikane drejton gishtin tek një emër, Stefën Kërri. “Njeriu që udhëhoqi Golden Stejtin drejt titullit kampion në NBA meriton të jetë numri 1, – tha Janisi, – ky është Stefën Kërri”.

Sfidanti.al