“As këtu nuk na la të qetë Siti”, sikur thonë yjet e Junajtidit

Sër Aleks Fergusoni i ngjiti etiketën “fqinjët e zhurmshëm”, por duket se Mançester Siti po bëhet për Mançester Junajtidin, si “kungulli që u rrit dhe na zuri gardhin”. Jo vetëm që po shkëlqen në Premier Ligë, duke qenë në vend të parë, jo vetëm që po paraqitet më mirë në Champions, por po bëhet “bezdi” edhe për gjëra krejt të rëndomta.

Ja një e tillë. Kur futbollistët e Junajtidit mbërritën në aeroport, për të udhëtuar drejt Sauthemptonit, aeroplani i tyre i madh u detyrua të priste “i ngulur” në vend, derisa një “avion çerr” të fluturonte përpara tij. Ky aeroplan i vogël kishte ngjyrën bojëqielli të Siti, dhe madje kishte të shkruar në një krah, M-Siti (M-City). U desh që ky avion M-Siti të ngrihej në qiell, dhe pastaj të fluturonte aeroplani çarter i “djajve të kuq”.

Sfidanti.al