Për skuadrën e parë arsyet dihen, sepse ndryshimet kanë qenë të tmerrshme. Çelsi i sotëm nuk ngjan aspak me atë të dy viteve më parë kur fitoi Championsin, ndërsa kaosi në “Stemford Brixh” është i plotë. Largimi i Tuhelit dhe tani i Poterit ka lënë pas një rrëmujë të madhe, që nuk është “ftilluar” aspak nga blerjet prej qindra milionë paundësh. Barazimi 0-0 në Premier Ligë ndaj Liverpulit pikërisht në Londër tregoi se pavarësisht talentit, Çelsi nuk shënon dot gola. Blutë e Londrës patën epërsi, nuk ia dolën. Liverpuli i Klopit ndërkaq është hija e vetvetes, dhe vazhdon të mos kontrollojë dot ndeshjet. Diçka ka ndodhur, por shpresohet të kalojë.
Sfidanti.al