Bajerni ka “aftësinë” t’u nxjerrë maksimumin skuadrave rivale!

Ky është konkluzioni që nxjerrin mediat e Mynihut pas disfatës së skuadrës kampione të Gjermanisë. Frajburgu fitoi 2-1 në “Alianc Arenë” për Kupën, dhe gazetat shkruan se siç ndodh gjithmonë, kundërshtarët japin maksimumin ndaj Bajernit. Tek Frajburgu, disa nga lojtarët patën ndeshjen e jetës si Doan, Hëfler, Sildilia apo Ginter. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën, kur në 2020-2021 ishin amatorët e Holshtajn Kilit që eliminuan kampionët në raundin e dytë, ndërsa sezonin e kaluar ishte Borusia e Mynshengladbahut që e shkatërroi “korracatën” bavareze gjithashtu në raundin e dytë duke e mundur 5-0.

Sfidanti.al