Arteta: Titullin e fitojmë nëse nuk pësojmë!

Arsenal luan në transfertë ndaj Brighton ndeshjen e javës së 31 në Premier League. Një transfertë delikate për londinezët që iu duhet të mbajnë hapin e Liverpool dhe Manchester Cityt në garën për titullin kampion. Në konferencën për shtyp, trajneri i “The Gunners”, Mikel Arteta theksoi se kolegu i tij Roberto De Zerbi është një nga ata që ta bën jetën e vështirë ndërsa shtoi se skuadra e tij mund ta fitojë titullin vetëm nëse nuk pëson gol. “Jam shumë i lumtur me atë që skuadra tregoi në fushë ndaj Luton, kemi një shans të mirë për titullin, por duhet të vazhdojmë të fokusuar në aspektin difensiv. Shanset rriten nëse nuk pësojmë gola. Brighton është një skuadër e vështirë, ata e kanë treguar veten edhe në ndeshjet ndaj skuadrave të mëdha. De Zerbi aplikon një stil shumë tërheqës dhe është nga ata trajnerë që ta bën jetën e vështirë. Havertz? Ai ka kualitete të jashtëzakonshme në fazën sulmuese, po ashtu është i vlefshëm edhe në ndërtimin e lojës. Kontribuon në mbrojtje dhe shpresoj që në këto ndeshjet që kanë mbetur, ai t’i përmirësojë numrat individual”, u shpreh Arteta.

sfidanti.al