Ishte një disfatë që mund të prishë shumë punë pasi tashmë Premier Liga është tërësisht e hapur. Arsenali pësoi humbjen 0-1 në “Gudison Park” ndaj Evertonit që ka trajner Shon Dajsin, duke i dhënë mundësi Mançester Sitit që të afrohet. Tifozët e londinezëve nuk mbetën të kënaqur me rezultatin, por as me lojën, ndërsa pati kritika për paraqitjen e shqiptarit të Zvicrës, Granit Xhaka. Ata në rrjetet sociale shkruajtën se trajneri Arteta gaboi që zëvendësoi Partejn (në foto), pasi duhej të kishte nxjerrë Xhakën. Arsenali ka 50 pikë në 20 ndeshje, ndërsa Siti ka 45 po në 20. Për Evertonin, ndërkaq, ka shpresë që të mbijetojë duke pasur 18 pikë në vendin e tretë nga fundi.
Sfidanti.al