Do të ketë një përballje të vështirë në fushën e Majorkës, aty ku luan Vedat Muriqi. Reali i Madridit do të luajë në orën 14:00 të së dielës, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Karlo Ançeloti. “Nuk më duket e mirë që luajmë vetëm 72 orë pas ndeshjes ndaj Valencias, – thotë ai, – nuk është mirë që luajmë në 14:00. Gjithsesi, do të luajmë sepse duhet dhe duhet të fitojmë”. Reali shkon më pas në Botërorin e Klubeve, por Ançeloti kërkon vëmendje tek Majorka. Alaba pritet të luajë, ndërsa Benzema dhe Militao kanë gjithashtu shanse.
Sfidanti.al