Në krye të kampionatit mbetet Unioni i Berlinit, natyrisht duke pritur bavarezët. Suksesi 2-1 ndaj Maincit ishte mbresëlënës, ndërsa edhe më shumë ishte fitorja 5-1 e Dortmundit ndaj Frajburgut. Viti 2023 duket se është për ekipin e trajnerit Edin Terziç një vit shumë i mirë deri tani. Sebastian Haler shënoi golin e parë për ekipin që pas shërimit, ndërsa të tjerët erdhën nga Shloterbeku, Adejemi, Branti dhe Rejna. Duket se Dortmudi ka mjaft talent sidomos në sulm. Borusia ka 37 pikë, po aq sa Bajerni që ka një ndeshje më pak, duke qenë vetëm dy pikë prapa Unionit të Berlinit. Natyrisht, forca e verdhezinjve nuk është e njëjtë me atë të Bajernit që ka shënuar 14 gola më shumë dhe ka pësuar 10 më pak, por gjithsesi pikët janë të ngushta.
Sfidanti.al