Natyrisht, nuk ka fituar ende asgjë, dhe është ende larg këtyre gjërave. Një Superkupë nuk e bën Ksavi Hernandezin trajner fitues, por gjithsesi ecuria e tij këtë sezon të paktën në futbollin spanjoll është mjaft e mirë. Me 50 pikë të fituara në fazën e parë të La Ligës, Ksavi ka kaluar një trajner të shquar si Luis Enrike, që fitoi titullin dhe Championsin në 2015, ndërsa ka barazuar të lavdishmin Pep Guardiola, që gjithashtu ka fituar 50 pikë në një gjysmë sezoni. Të shohim sesi do të vazhdojë në fazën e dytë.
Sfidanti.al