Katastrofa në fushën e Uest Hemit ishte “shuplaka” e radhës, dhe treguesi më i mirë se sezoni i të kuqve është i rrënuar. Nuk e dimë se çfarë do të bëjë Liverpuli në Champions, por me një formë të tillë dhe me një rival si Reali, gjasat nuk duken aspak të mira. Disfata 0-3 ndaj “çekiçve” ishte një tjetër dorëzim i një ekipi që deri në maj ishte tmerri i Anglisë dhe i Europës. Çfarë po ndodh me të kuqtë e Klopit? Lodhje, rraskapitje psikologjike, forcim i rivalëve, rënie e formës së yjeve të vjetër si Salah apo Van Dajk, largim i Sadio Manesë, mungesë përshtatjeje e Daruin Nunjezit dhe mjaft dëmtime. Liverpuli është tani tepër larg zonës Champions e ndoshta do të duhet të përgatiten për sezonin tjetër.
Sfidanti.al