Armando Broja në radarin e Monaco

Monaco konfirmoi largimin e Wissam Ben Yedder të shtunën. Pas katër vitesh me monegaskët, kapiteni i klubit do të largohet në fund të kontratës së tij. Një listë e zëvendësuesve është duke u hartuar, një listë që përfshin sulmuesin e Chelsea, Armando Broja , sipas L’Équipe. Sulmuesi shqiptar Broja është në shënjestrën e klubit francez. Pas një periudhe të vështirë huazimi te Fulhami, sulmuesi do të rikthehet në Stamford Bridge këtë verë, por do të hidhet sërish në treg. Chelsea do të kërkojë të shesë produktin e akademisë në përputhje me Fair Play Financiar dhe do të kërkojë 20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin.

sfidanti.al