Argjentinasit morën frymë të lëhetësuar mbas fitores 2-0 të Nigerisë ndaj Islandës, duke qenë se atyre iu kthye sansi që ata të zënë vendin e dytë në grup. Sidoqoftë, detyra e tyre nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe nëse do ta mundin Nigerinë, ata nuk do ta kenë të sigurtë, pasi mund të eliminohen, për shkak të kartonave të verdhë.
Kështu, nëse Argjentina fiton 2-0 ndaj Nigerisë, ndërsa Islanda arrin që ta mundë 2-1 Kroacinë, të dy përfaqësueset (Argjentina dhe Islanda) do të kenë pikë të njëjta, ndërkohë që ndeshja mes tyre ka mbarur në barazim, dhe golavarazh identik. Sipas rregullave të FIFA-s, në një rast të tillë do të vendosë fair play që nuk është në favor të argjentinasve që kanë tre kartona të verdhë (Merkado, Otamendi dhe Akunja), ndërsa islandezët asnjë, gjë do të jetë një faktor kyç që do të përcaktojë se cili ekip do të shkojë me tej.
Sidoqoftë, fillimisht, duhet që Argjentina (kundër Nigerisë) dhe Islanda (kundër Kroacisë) t’i fitojnë ndeshjet e radhës gjë që nuk do jetë aspak e lehtë, madje edhe shumë vështirë.
Sfidanti.al