Argjentina mban frymën, Mesi dëmtohet 1 javë para grumbullimit për Botërorin!

E sigurt është që do të humbasë ndeshjen e sotme, atë të Paris SG ndaj Lorienit në Ligën e Parë të Francës. Lionel Mesi nuk mund të luajë këtë herë për të përmirësuar edhe më tej statistikat e tij të rëndësishme të këtij sezoni. Më shumë sesa PSG-ja, shqetësimi ndihet tek Argjentina, pasi kapiteni pritet të bashkohet me kombëtaren pas 6 ditëve kur nis grumbullimi për Kupën e Botës. Sipas, raportit mjekësor të klubit francez Mesi ka një enjtje (inflamacion) të tendinit të Akilit dhe ai do të pushojë më tepër si masë parandaluese. Pritet që 35-vjeçari të bashkohet me shokët në stërvitje javën e ardhshme. Gjithsesi, frika në Argjentinë është e madhe sepse Mesi mbetet shpresa e vetme për të fituar Botërorin në Katar.

Sfidanti.al