Arauho dhe Kunde, dy “mandata” dëmtimesh për Barcelonën

Natyrisht, janë edhe për ekipet e tyre kombëtare dhe rrezikojnë Kupën e Botës, gjë që është goditje e rëndë për futbollistët. Ronald Arauho dhe Zhyl Kunde janë dëmtuar në përfaqësueset e Uruguajit dhe Francës në ndeshjet e fundit dhe nga Barcelona jepet njoftimi se ata nuk mund të luajnë javën që vjen në kampionatin spanjoll. Flitet për dy lojtarë shumë të mirë, një mbrojtës qendre dhe një mbrojtës tjetër që mund të luajë në krah. Sipas informacioneve në Televizionin TV3, Arauho rrezikon seriozisht Botërorin në Katar.

Sfidanti.al