Në Mançester më keq se në Milano, dëmtohet murali i Guardiolës!

Vitin e kaluar në kryeqendrën e Lombardisë ndodhi që u dëmtua e njëjta vepër artistike, por që i përkiste Romelu Lukakut. Murali i sulmuesit belg u dëmtua nga vetë tifozët e Interit, pasi gjigandi vendosi të shkonte tek Çelsi. Sot, Lukaku është kthyer ndonëse nuk dihet fati i muralit të tij. Në Mançester të Anglisë ndodh e njëjta gjë, dëmtohet një mural, por duket se fajtorët nuk janë tifozët e Sitit, porse ata të Man. Junajtidit. Pra, nuk është një “hesap që lahet brenda shtëpisë”, por një lloj “lufte civile” në qytet. Fjala është për muralin e Pep Guardiolës pranë stadiumit “Etihad”, i cili u dëmtua duke u spërkatur, ndërsa sapo ishte përuruar.

Sfidanti.al