Histori e gjatë, që po “tirret” në hetimet e policisë, dhe që nuk na lë ndonjë shije veçanërisht të mirë, përkundrazi. Paska qenë një mbrëmje qejfi të harbuar i yjeve të futbollit profesionist dhe e miqve të tyre me femra të ndryshme në një klub kinez të Mançesterit. Në këtë festë pak si shumë seksuale, paska qenë ylli i Mançester Sitit, Mendi, që është nën hetim për shumë akuza përdhunimi, por edhe futbollisti tjetër i kampionëve, Xhek Grilish. Emri i këtij të fundit ka dalë nga hetimet, i nxjerrë nga një vajzë që në kohën kur zhvillohen ngjarjet ishte 17 vjeç, dhe që thotë se është përdhunuar dy herë nga mbrojtësi francez. “Një grua tjetër më ka thënë se atë mbrëmje pati seks me Xhek Grilishin, ndërsa më vonë atë e përdhunoi një shok i Mendisë”, – tha gruaja misterioze. Femra që duhet të ketë pasur raport seksual me Grilishin duhet të ketë qenë 23 vjeç. Mediat angleze shkruajnë se Grilish për momentin nuk akuzohet për asgjë.
Sfidanti.al