Arabët hapin thasët, 240 milionë euro për Latuaron

Klubet arabe duken vërtetë të pandalshme këtë merkato vere, teksa u janë vënë pas “yjeve” të futbollit evropian, duke joshur lojtar pas lojtari, me ofertat e tyre “stratosferike” dhe pagat jashtëzakonisht të larta.

Tashmë objektivi i radhës për sauditët është Lautaro Martinez, teksa një klub emri i të cilit ende nuk është bëtë i ditur i ka ofruar “el toros” një ofertë stratosferike prej 60 milionë eurosh në sezon, për 4 vite ose e thënë ndryshe 240 milionë euro. Megjithatë, për moment gjithçka mbetet një thashethem merkatoje, me “zikaltërit” e Inter që nuk kanë ndërmend të shesin kapitenin e tyre dhe vetë lojtarin, që nuk e do një largim nga Milano.

 

sfidanti.al