“Investim” për të ardhmen, talenti anglez kalon te Bërnllej

I konsideruar si një ndër talentet më premtues të portës në Evropë, “gardiani” i Mançester Siti, Xhejms Traford i ka dhënë lamtumirën, “qytetarëve” të tij, teksa ka nisur një “aventurë” të re, te një tjetër klub i Premier Ligës, Bërnllej.

Për shërbimet e 20-vjeçarit, bordi i Bërnllej derdhi në “arkat” e Mançester Sitit plot 19 milionë paund, pagesë kjo e ndarë në formulën 15 milionë bazë plus 4 milionë të tjera bonus, çmim ky tepër i arsyeshëm për aftësitë e Traford.

I i sapo shpalluri kampion me Kombëtaren angleze të moshave, në Kampionatin Evropian U-21, Euro 2023, Traford ka nënshkruar te Bërnllej një kontratë 4-vjeçare dhe së shpejti pritet që “gardiani” i talentuar të bëjë dhe debutimin e tij në Premier Ligë.

 

sfidanti.al