Nëse në fillim të Euro 2024, “Zoti i futbollit” do të kishte dëgjuar sugjerimet e tifozëve apo njerëzve të thjeshtë, me siguri një pjesë e madhe e parashikimeve do të shkonin për Spanjë-Angli në finale. Kjo është logjike pasi në fushën e Berlinit në 15 korrik do të zbresin dy nga skuadrat më të shtrenjta dhe të talentuara të kësaj loje momentalisht. Përballë do të jenë sigurisht dy filozofi të ndryshme por me siguri, prania e “Tre luanëve” e bën më të balancuar 90 apo 120 minutëshin e fundit kundër furive të kuqe që këtë sezon të kallin frikën ashtu si Barcelona e Pep Guardiolës trajner pak vite më parë. Anglia është “italianizuar” disi në stilin e saj të lojës e madje duket se të kaltërve duket se u ka rrëmbyer edhe fatin e golave në minutat e fundit apo edhe atë të mbrojtjes së hekurt, ndërsa në krahun tjetër, iberikët duket se kanë ndërtuar një rreth vicioz ku gjeneratat ia lënë stafetën njëra-tjetrës pa bërë praktikisht asnjë vit pushim. Përballë njëri-tjetrit në fushën e lojës do të jenë Bellingham e Foden kundër Yamal e Williams, Kane kundër Morata-s, Saka përballë Olmos apo Shaë e Ëalker kundër Cucurellas dhe Rodrit. Emra me peshë që meritojnë gjithë respektin e botës së futbollit por kryefjalë sot është Anglia. Pa zhurmën e huliganëve, refrenin “I’ts cooming home” dhe përulësinë e pazakontë, duket se kanë kuoptuar më në fund se kjo është rruga e vetme për ta “kthyer në shtëpi”.
Nga Pirro Bardhyli