Alegri refuzon kritikat dhe polemikat e Sarrit: Juventus, konstant!

Një gol i Dagllas Kostës ishte gjithçka Juventusi mundi të bënte në fushën e tij ndaj Xhenoas, por kjo kishte përfundimin “fitore”. Seria A mbetet ende shumë interesante sepse kampionët janë vetëm 1 pikë larg Napolit, ndërsa trajneri i tyre, Masimiliano Alegri, nuk dëgjon për kritika dhe polemika.

“Kritikat për mua kanë vlerë “zero”, – u shpreh ai, – ishte e vështirë të ktheheshe nga pushimet dhe të luaje shumë mirë. Rëndësi ka që fituam sepse në Serinë A duhet të kesh vazhdimësi, por në fund ishim të lodhur”. Alegri u ngacmua për polemikat nga ana e trajnerit të Napolit, Sarri, për kalendarin. “Ndeshjet duhet të luhen dhe pikë, – ishin fjalët e tij, – nuk ka nevojë që t’i kthej përgjigje Sarrit. Mua më sjellin kalendarin, luaj ndeshjet dhe kaq”.

Sfidanti.al