Alarmi tek Bajerni: Nuk marrim dot yje si Riberi, Roben apo Levandovski!

Nuk pritet të jetë një Ajaks apo një Anderleht, por gjithsesi duket se bavarezët nuk do të mund të përballojnë dot nivelin e shpenzimeve të Premier Ligës, të Realit e Barcelonës në Spanjë apo të Paris SG. Gjendja financiare tek Bajerni nuk është nga më të mirat, pavarësisht se e përballoi siç duhet krizën e koronavirusit. Sipas mediave pranë klubit, është e vështirë që të përsëriten blerje të yjeve të mëdhenj botërorë si Frank Riberi, Arjen Roben apo Robert Levandovski. Bundesliga nuk gjeneron aq shumë para, dhe sistemi i blerjes së aksioneve nuk nxit afrimin e sheikëve apo miliarderëve nga SHBA apo Rusia. Në Angli kanë një shprehje kur një klub jeton duke shitur lojtarë, “selling club”, pra një “klub shitës”. Në Mynih kanë frikë se edhe Bajerni mund të bëhet i tillë.

Sfidanti.al