Adams: Gjynah që Mesut Ozili u ble per 47 milionë euro!

Legjenda e Arsenalit, Toni Adams, e kritikoi kryesinë e klubit të Arsenalit që bleu nga Reali i Madridit për 47 milionë euro Mesut Ozilin, kurse Xhek Vilsherin e dha hua, megjithëse ai është njëlloj i mirë sa edhe Ozili. “Gjynah që e keni blerë Ozilin për kaq shumë para, kur për të njëjtin pozicion ju kishit një lojtar si Vilsheri”, deklaroi Toni Adams në një prononcim në “Evening Standard”.

Në fakt, kur Arsenali, më 2013, bleu Mesut Ozilin, Xhek Vilsheri qëështë rritur që fëmijë tek Arsenali, humbi vendin e vet në formacionin e parë, ndërsa, verën e kaluar, u dha hua. “Po të isha unë në vendin e Vilsherit, do të shkoja dhe do t’i bija derës së trajnerit, të cilin do ta pyesja se ‘përse ju dhatë kaq shumë para për një punë që do të mund ta kryeja unë’?”, vuri në dukje legjenda e lartpërmendur e Arsenalit, Toni Adams, që ka luajtur me “topçinjtë” 19 vite të plota, gjatë viteve 1983-2002, duke zhvilluar më shumë se 500 ndeshje, ku ka arritur të shënoi 32 gola.

Sfidanti.al