“Aleksandar Pallasi” – për Realin e Madridin, kurse “Merrioti” për Mançesterin

Megaspektakli, pra superndeshja mes Realit të Madridit dhe Mançester Junajtidit që do të diskutojnë mes tyre Superkupën Evropiane, do të luhet, më 8 gusht, në stadiumin “Filipi i Dytë” ose “Telekom Arena” të Shkupit, në orën 20:45, ndërsa, qysh tani, dihet se në cilët hotele do të vendosen dy ekipet e lartpërmendur. Ekipi kampion i Evropës, Reali i Madridit, do të vendoset në hotelin “Aleksandar Pallas”, ndërsa Junajtidi në “Merriot”.

Kjo do të jetë Superkupa e 43-të Evropiane, e cila, gjatë viteve, e ka ndryshuar formatin e saj. Në fillim, në kuadrin e saj, luanin ekipi fitues i Kupës së Kampioneve të Evropës me ekipin fitues të Kupës së Kupave të Evropës, ndërsa tani, në mejdan, për titull dalin ekipi kampion i Ligës së Kampioneve të Evropës dhe ekipi më i mirë i Ligës së Evropës.

Sfidanti.al