A shkon Mbapeja tek Reali? Si mundet kur edhe në Spanjë janë pesimistë!

Një gazetar mjaft I informuar si Zhozep Pedrerol nuk ka aspak tone optimiste dhe duket se ai që cilësohet si “transferimi I shekullit të 21-të” mund të mos kryhet fare. Pedreroli pati lidhje telefonike me emisionin “Çingirito” për të dhënë mendimin e tij për Kilian Mbapenë, pra nëse do të shkojë tek Reali apo jo. “Siç janë gjërat tani, gjendja nuk duket aspak e mirë, – tha ai, – çdo ditë që kalon e bën më keq. Ky është realiteti. Unë nxjerr përfundimin nga kontaktet dhe telefonatat që kam çdo ditë. Që në shtator ishte gjithçka e përfunduar dhe gjithçka po ndryshon në një muaj. Shpresoj që të jem unë gabim”. Paris SG po bën çmos që ta mbajë Mbapenë në ekip edhe më tej.

Sfidanti.al