Cili mund të ketë kurajon të prekë, pale të shkatërrojë statujën e një “perëndie”? Bota është prishur dhe nuk pyet as për ata që ndihmojnë që futbolli të ketë më shumë buzëqeshje. Ju kujtohet monumenti i Leo Mesit në Buenos Aires, në vendin e quajtur del la Gloria. E pabesueshme, por mëse e vërtetë, është dëmtuar nga një grup vandalësh. Për momentin janë të panjohur, por me gjuhën e futbollit janë të njohur si “vrasësit” e vlerave humane.
Skulptura, e cila ishte inaguruar një vit më parë, për të bindur yllin e Barcelonës që të ndryshonte mëndje për t’u rikthyer me nacionalen e Argjentinës, ka marrë goditje në lartësinë e bustit , madje është zhdukur edhe koka. Komuna e Buenos Aires është aktivizuar menjëherë për restaurimin e bustit, që vetëm 6 muaj më parë ishte inaguruar me bujë. Në këtë vend të quajtur de la Gloria janë edhe bustet e ish-tenistes Gabriele Sabatini dhe basketbollistit Manu Xhinobili, të cilët, për fat, nuk janë prekur nga dhunuesit.
Sfidanti.al