Për të 9-in vit radhazi skuadra anglez kalon fazën e grupeve në Champions dhe mund të thuhet se ka krijuar një traditë. Mançester Siti nuk është ende në nivelet e Realit apo Bajernit, e gjithsesi për periudhën bashkëkohore është një nga “klientët” e përhershëm të garës së madhe europiane. Më shumë sesa për këtë, Pep Guardiola ishte i lumtur për lojën e ekipit të tij, që dominoi një rival si Paris SG, dhe që fitoi duke përmbysur rezultatin. Ai ishte ky një mesazh? “Padyshim, – tha tekniku katalanas, – ne kishim përballë një skuadër të madhe, me lojtarë të shkëlqyer. U përpoqëm të mos i lejonim të afroheshin me zonën tonë, ndryshe ata mund të bëjnë gjithçka. Vetëm 5 minuta nuk ishin të mira, të tjerët ishin të shkëlqyera. Përgëzime lojtarëve, por tani të përqëndrohemi tek Premier Liga”. Guardiola e lë takimin me Championsin në shkurt, ndonëse është edhe një ndeshje për t’u luajtur në grupe.
Sfidanti.al