Tekniku bavarez mbetet i qetë, të paktën në sipërfaqe. Fillimi i 2023-it ng Bajerni pritej shumë më mirë, por fakti është fakt. Tre barazime radhazi nuk i kanë bërë asnjë të mirë, dhe shumëkush po mendon një fund vërtet të keq dhe jo vetëm në Bundesligë. Gjithsesi, Julian Nagelsmani, përpiqet të largojë shqetësimin. “Ne nuk jemi aspak në krizë, – thotë ai, – ne na duhen rezultate më të mira, por krizë është fjalë e madhe. Duam të luajmë më mirë, por nëse themi krizë shkojmë shumë larg”. Gjithsesi, mediat gjermane dhe veçanërisht bavareze nuk ndajnë të njëjtin mendim me trajnerin e Bajernit.
Sfidanti.al