Balliu nuk shkëlqen si përherë, por fiton dhe ngjitet në zonën e Europës!

Rajo Vajekano nuk i ka vënë vetes limite, dhe as nuk dëshiron të komentojë se deri ku mund të arrijë këtë sezon. Pasi një edicioni shumë të mirë të kaluar, skuadra e vogël madrilene ia ka marrë dorën më mirë La Ligës dhe e tregoi edhe mbrëmë me fitoren 1-0 në fushën e Vijarrealit. Nuk ishte një sukses i vogël, përkundrazi, ndërsa Ivan Balliu ishte si përherë “në krye të detyrës”.  Mbrojtësi i kombëtares shqiptare këtë herë u vlerësua vetëm me një yll nga “Marka”, por gjithsesi punën e bëri mirë përderisa Rajo nuk pësoi gol. Kamejo shënoi një gol të bukur personal në 70’ dhe Vajekano është në vendin e 7-të me 29 pikë, vetëm 2 pikë larg vendit të pestë dhe 5 pikë larg zonës Champions.

Sfidanti.al