A e ka bërë Mukoko “mëkatin” e ndryshimit të moshës?!

Dikur, ndoshta nja 20 vjet më parë, një menaxher futbolli u përpoq të sillte tek Tirana në Shqipëri një sulmues nga Afrika, mosha e të cilit ishte 37 vjeç. Siç ndodh shpesh në vende me probleme të zbatimit të ligjit, ky sulmues u paraqit sikur të ishte 29 vjeç, ndonëse presidenti bardheblu i asaj kohe, El Sajedi, nuk “e hëngri”. Sot, në Gjermani po thuhet se një problem të tillë e ka sulmuesi i Dortmundit, Jusufa Mukoko, për të cilin diskutohet se nuk është 18 vjeç, aq sa thotë pasaporta, por 22! Natyrisht, ne nuk e dimë sesi është e vërteta, por dimë se në Kamerun kanë zbuluar mjaft raste të tilla, për shkak të iniciativës së presidentit të Federatës, Samuel Eto. Nëse del e vërtetë, kjo mund t’i prishë punë Mukokos për të ardhmen.

Sfidanti.al