Alegri për Spaletin: Është më i miri edhe pse shpesh grindemi!

Nuk mund të mungonte komplimenti, por edhe “pilula e gjumit” se “kjo ndeshje është më shumë e rëndësishme për Napolin sesa për ne”. Kështu thotë Masimiliano Alegri, trajneri i Juventusit, që ka sot në 20:45 përballjen me Napolin në Serinë A. “Dy muaj më parë askush nuk e mendonte se do ta luanim këtë sfidë në kushte të tilla, – thotë me mburrje Alegri, – gjithsesi, duhet të mbajmë kokën poshtë dhe të punojmë. Ne luftojmë për të qenë mes 4 të parëve, nëse arrihet ndonjë gjë tjetër, do të jemi të lumtur”. Për trajnerin rival ka vetëm fjalë të mira, edhe pse me ngacmime. “Luçiano (Spaleti) është më i miri, – thotë Maksi, – ndonëse ndonjëherë edhe grindemi”.

Sfidanti.al