Legjenda e madhe e “djajve të kuq” duket se i ka idetë të qarta dhe padyshim që ia do të mirën ish-ekipit të tij. Erik Kantona, “Mbreti francez” i Mançester Junajtidit ka një këshillë për trajnerin Erik Ten Hag. Ish-sulmuesi është i bindur se yjet më të mirë të botës nuk do të shkojnë në “Old Traford” për momentin, sepse Junajtidi nuk të jep garanci se mund të fitojë trofe, ndaj edhe tekniku holandez duhet të ketë një strategji tjetër. “Ten Hagu bën mirë të shikojë Liverpulin, – thotë Kantonaja, – që merr lojtarë më të rinj dhe pa shumë emër, e pastaj i kthen në yje”.
Sfidanti.al