Çfarë kritikash për Milanin: Turp, të kishit luajtur për 60 000 tifozët!

Në të vërtetë “populli kuqezi” nuk mungoi aspak dhe çerekfinalja e Kupës u duk si një finale. Në Itali ndoshta nuk janë mësuar që stadiumet të jenë gjithmonë plot siç ndodh në Angli apo Gjermani, por sidoqoftë kur në tribunat e “San Siros” janë 60 000 spektatorë, mund të pritet më shumë. Humbja me Torinon dhe eliminimi shkaktuan zemërim dhe shqetësim dhe rrjetet sociale ishin plot me kritika. “Rezervat nuk janë në lartësinë e duhur, – shkruanin tifozët, – transferime të dështuara”. Një tjetër sulmoi De Ketelerin: “32 milionë (euro) për zero gola”! “Vetëm për faktin se në stadium kishte 60 000 tifozë duhej të kishit bërë ndeshje tjetër, unë do të turpërohesha”, – ishte kritika e radhës. Me gjasë, Pioli dhe Maldini i kanë mësuar keq tifozët pasi fituan titullin vjet me shpenzime të vogla, por ndoshta kjo gjë nuk mund të ndodhë çdo sezon.

Sfidanti.al