A e dini se përse Grizmani mban bluzë me mëngë të gjata?

Antoan Grizmani edhe zyrtarisht u bë pjesë përbërëse e Barcelonës, ku ai erdhi nga Atletiko e Madridit. Saga rreth transferimit të këtij futbollisti francez zgjati një vit dhe tani atë ne do ta shohim në përbërje të ekipit katalonjas, të veshur me bluzë më mëngë të gjata. Por përse të gjata?

Kjo është një traditë e tij, të cilën ai e respekton, duke nderuar kështu idhullin e tij të fëmijërisë, Dejvid Bekam, që vazhdimisht, kur luante, vishte bluza me mëngë të gjata.

“Unë vesh bluza me mëngë të gjata, për shkak të Bekamit, sepse edhe ai mbante veshur bluza të tilla dhe ka qenë idhulli im. Ai është treguar zotëri në fushë e jashtë saj dhe kjo gjë më ka pëlqyer shumë mua”, deklaroi futbollisti francez.

Sfidanti.al