Kryesia aktuale e Romës vazhdon t’ua ngrejë nervat tifozëve me vendimet që po merr. Mbas “neutralizimit” të ikonave të këtij klubi, Françesko Toti dhe Daniele De Rosi, tani “ujkonja” do që “t’i japë duart” edhe një beniamini tjetër të tifozëve romanë.
Fjala është për futbollistin Alesandro Florenci që në shpesh raste ka qenë edhe kapiten i ekipit gjatë sezonit të kaluar dhe që tani me vendimin e përbashkët të trajnerit të ri, Fonseka, e të drejtorit sportiv Petraki është vendosur në listën e transferimeve dhe ka shumë mundësi që ai të shitet gjatë kësaj vere.
Petraki i ka bërë të ditur agjentit të futbollistit të mësipërm se mund të kërkojë ndonjë klub të ri, pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Fonseka për këtë sezon.
Sidoqoftë, thuhet se për Florencin kanë shprehur interesim Sevijla dhe Atletiko e Madridit.
Sfidanti.al