Paulo Dibala duhet të jetë futbollisti që është gëzuar më shumë sesa të tjerët, kur Juventusi ndërpreu bashkëpunimin me Masimo Alegrin dhe solli Mauricio Sarin në vend të tij, sepse sulmuesi argjentinas kishte dalë “jashtë listës” dhe madje u tha se ai donte të largohej nga klubi “bardhezi”, por tani situata ka ndryshuar.
Në fakt, Dibala para dy sezonesh ishte lojtar standard në formacionin e parë juventin, por gjithçka ndryshoi sezonin e kaluar, kur Dibala më shumë qëndroi ulur në stolin e rezervave.
“Kalçomerkato” shkruan se Sari nuk ka dëshirë që të blejë ndonjë sulmues të ri dhe se ai në “majë” të sulmit do të vendosë Dibalën, atje, ku sezonin e kaluar luajti Mario Manxhukiç. Kështu, sulmuesi argjentinas do të zejë vendin e sulmuesit kryesor te Juvja, kurse rezervë e tij pritet të jetë Gonzalo Higuain.
Sfidanti.al