Punë dreqi edhe kur fiton, dhe kur kualifikohesh si ekipi i parë në grup. E bëri këtë Roma duke triumfuar 3-2 në fushën e CSKA-së së Sofies në Ligën e Europës dhe la në vend të dytë Bodo Glimtin, veçse pas sfidës Zhoze Murinjo e pati gjuhën “helm”. “Një naivitet, – tha portugezi, – të pësosh dy gola të tillë është e papranueshme”. Më pas, ai vlerësoi Borha Majoralin dhe Tami Abrahamin që shënoi dy gola, por tha se pati shumë pak gjëra që i pëlqyen tek skuadra. Marash Kumbulla ishte sërish titullar dhe padyshim që mund të ketë pasur pjesën e tij në dy golat e pësuar në minutën e 75-të dhe 90’+3 (pas një gabimi të portierit Fuxato). Gjithsesi, lojtarët janë mësuar tashmë me Murinjon që nuk kënaqet as kur fiton dhe as kur humb. Rëndësi për Kumbullën ka që të luajë sa më shumë që të jetë e mundur.
Sfidanti.al