Alonso zgjedh kampionin e botës: Duhet të jetë Maks Verstapeni!

Nuk besohet se spanjolli e thotë për shkak të ndonjë mërie të dikurshme me Ljuis Hamiltonin. Kanë kaluar shumë vjet që nga përplasja e famshme e vitit 2007 që i la të dy pa titullin botëror, ndaj Fernando Alonso sinqerisht mendon që Maks Verstapen do të ishte një kampion i botës më i merituar. “Maksi ka bërë një sezon duke qenë një hap përpara ne të tjerëve, – tha spanjolli, – ai e meriton të jetë kampion i botës. Të dy, edhe Maksi edhe Ljuisi, kanë garuar në mënyrë të shkëlqyer, pa bërë gabime dhe duke rivalizuar deri në fund, ata janë një nivel tjetër dhe në çdo garë kanë në vend të parë ose të dytë. Mercedesi mendoj se është më mirë, por mendoj se Maksi po piloton më mirë. Si skuadra meriton Mercedesi, si pilotë Verstapeni”.

Sfidanti.al