Suedezi është i mërzitur që sërish nuk luftoi dot për Championsin dhe as për Topin e Artë, por gjithsesi mbetet krenar për vetveten. “Kjo nuk i ul vlerat e mia, – thotë Zllatan Ibrahimoviç, – do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Milani ka mundësi të fitojë Serinë A”. Sipas mediave italiane, ka një statistikë që ndihmon skuadrën e trajnerit Stefano Pioli për t’ia dalë. Që nga sezoni 2009-2010, kur Kupa UEFA u kthye në Ligën e Europës, vetëm një skuadër në Itali nuk ka arritur të fitojë titullin duke triumfuar edhe në Europë. Flasim për atë nëse Milani do të kishte arritur të kualifikohej për në Ligën e Europës, ku në të vërtetë shkoi Porto.
Sfidanti.al