Kampionati italian është bërë i papërballueshëm në aspektin fizik, ose ka tendenca t’i konsumojë më shpejt futbollistët, duke e krahasuar me kampionate të tjera europiane të elitës. Në këtë sezon janë arritur shifra të frikshme, përsa i përket dëmtimeve të lojtarëve, ku deri tani janë shënuar 193 të tilla, disa me pasoja të rënda. Dhe është luajtur vetëm java e 12-të e Serisë A. 55% të rasteve kanë qenë probleme muskulare, ndërkohë që vendin e parë në listën prej 20 skuadrash të kategorisë më të lartë italiane e mban Juventus me 17 dëmtime, i ndjekur nga Inter, Atalanta dhe Roma me nga 16.
Ja edhe bilanci i frikshëm i Serisë A:
Juventus 17 dëmtime (Mandragora 12 ndeshje, Markizio 7, Matielo 7), Roma 16 (Mario Rui 12 ndeshje, Vermaelen 10, Nura 10), Inter 16 (Radu 10 ndeshje, Andreoli 7), Atalanta 16 (Suager 12 ndeshje, Drame 5 ndeshje), Napoli 9 (El Kaduri 7 ndeshje, Albiol 6, Milik 5), Fiorentina 10 (Toledo 5 ndeshje, Dragovski 3), Milan 10 (Bertolaçi 10 ndeshje, Mati Fernandez 9), Torino 10 (Avelar 12 ndeshje, Molinaro 8), Udinese 11 (Eduando 6 ndeshje, Faraoni 6), Palermo 12 (Trajkovski 11, Xhuliano 10), Bolonja 13 (Mirante 10 ndeshje, Sadiq 5), Lacio 13 (Bastos 7 ndeshje, Bilia 6), Sasuolo 15 (Berardi 10 ndeshje, Misiroli 9), Peskara 15 (Giomber 8 ndeshje, Koda 6), Krotone 4 (Mesbah 5 ndeshje jashtë, Rosi 3), Xhenoa 4 (Pavoleti 3 ndeshje, Gapke 3), Kaliari 6 (Ionita 9 ndeshje, Zhoao Pedro 9), Kievo 7 (Jellou 5 ndeshje, Sezar 4), Sampdoria 8 (Karbonero 10 ndeshje, Pavloviç 9), Empoli 9 (Laurini 5 ndeshje)