Do të mbahet mend gjatë ndeshja e Tiranës me Skënderbeun, sepse, tani e tutje, flitet se do të bëhet modë martesa në prag të ndeshjeve të mëdha. Sido që të shkojë puna, kjo e Gentian Muçës, ishte diçka special dhe, me të vërtetë, pati bekimin e Zotit. Llokume para ndeshjes, “llokume” gjatë ndeshjes dhe festa bardheblu që shpëtoi kampionatin nga një arratisje e mundshme e korçarëve. Festa bardheblu ka vazhduar me birra dhe me batuta, por njëra ka qënë fort e bukur.
“ Ne tani e dimë se si fitohen ndeshjet e vështira. Le të bëjmë një listë me futbollistët që do të martohen kur të kemi ndeshjet e forta dhe në fund të festojmë kampionatin!” – ka thënë Muzaka.
Përgjigja ka ardhur shpejt:
“ Na duhet pak sakrificë, se disa duhet të martohen..dy herë!”