Juventus dhe Xhanluixhi Bufon vihen serish perballe Realit te Madridit ne Ligen e Kampioneve si per te perseritur finalen e sezonit te kaluar. Kapiteni i Zonjes se Vjeter ne nje interviste per te perditshmen ‘Marca’ pranoi se Reali eshte favorit ne kete cerekfinale, por jo i pathyeshem.
‘Ne finalen e sezonit te kaluar fitoi skuadra me e forte-tha Bufon-ajo qe duhet te bejme eshte qe me fushen e lojes te tregojme te gjitha cilesite tona. Asnje skuader nuk eshte e pathyeshme. Reali eshte favorit por shanset e kualifikimit jane 50 me 50%’. Reali eshte me mire se Juventusi dhe kete e thone shifrat dhe palmaresi. Mund te rivalizojme me kete skuader qe ne vitet e fundit ka treguar se ka diçka te veçante’.
Bufon nuk i kurseu elozhet e tij ndaj Kristiano Ronaldon te cilin e perkufizoi si lojtar me instikt vrases para portes.
‘Kam nje admirim pa kufi per Ronaldon-vijoi Bufon-e admiroj se eshte nje person qe e di se çfare ben, eshte pragmatik. Vitet e fundit ka treguar se eshte inteligjent. Ndryshoi pozicion, shpenzon me pak energji, por eshte vrases para portes. Kete cinizem e kam pare vetem te Trezege’.
Sfidanti.al