Videoja seksuale, Valbuena fal Benzemanë, por me kusht: Do ia shtrëngoj dorën, por ta zgjasë ai I pari

Një video seksuale, kërcënimi , madje edhe tentativë për shantazh; kjo është historia e Matjë Valbuenas, që ishte viktima e situatës dhe Karim benzema, bashkëpunëtor dhe që del në dritë pas shumë kohësh. Sulmuesi I Realit të Madridit ishte protagonist në shantazhin e bërë ndaj ish futbollistit të Marsejës cdhe Lionit me Benzemanë që tentoi të bindë Valbuenën që të paguante 150 mijë Euro një mikut të tij në mënyrë që ky I fundit të mos publikonte në internet një video seksuale me të dashurën e tij të asaj kohe. Pas atij momenti, futbollistët nuk folën më me njëri-tjetrit dhe raportet mes tyre logjikisht nuk ishin aspak pozitive

Por në një intervistë për RMC Sport, Valbuena iu kthye këtij episodi që ndodhi në vitin 2015 duke ia drejtuar dorën Benzemasë por duke vendosur një kusht. ‘Nëse Benzema do të dojë të shtrëngojë dorën me mua, do ta bëj. Unë jam burrë dhe do ta shoh në sy-tha Valbuena-por nuk do të jem unë ai që do ta zgjasë I pari dorën’.

Janë këto fjalë që tregojnë se edhe sot e kësaj dite raportet me dy lojtarëve janë ende të tensionuara

Sfidanti.al