Herta “rrëzon Murin e Berlinit”, por rrëzohet vetë nga Lajpcigu

Një frymëzim original pati skuadra berlineze në prag të ndeshjes së Bundesligës. Klubi i Hertës kishte organizuar një imitim të rrëzimi të Murit të Berlinit, përpara fillimit të sfidës ndaj Lajpcigut, një “film” që lojtarët e luajtën bukur, dhe për të cilin tifozët besohet se u kënaqën. Ishte gjëja e duhur në 30-vjetorin e rrëzimit të vërtetë të pengesës së hekur-betonit që kishte ndarë në mes kryeqytetin historik të Gjermanisë, por nuk ishte gjëja e duhur ajo që ndodhi në fushë.

Lajpcigu, një skuadër shumë e fortë këtë sezon, triumfoi 4-2, edhe pse u ndodh në dizavantazh në “Stadiumin Olimpik”. Mitelshtat kaloi Hertën në epërsi, por Verner me penallti, Sabicer dhe Kampl përmbysën gjithçka. Zelke dha pak shpresë për berlinezët, por ishte sërish Timo Verner që vulosi shifrat 4-2. Lajpcigu ka 21 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura duke qenë pranë kreut, ndërsa Herta është në vendin e 12-të, me vetëm 11 pikë.

Sfidanti.al