Në disa kampionate të Evropës janë shfaqur pakënaqësi ndaj sistemit VAR, të gjithë kërkojnë më shumë siguri dhe më shumë garanci për një lojë më konstante e më të rregullt. Një gjë të tillë e kërkon edhe Iker Kasijas që bën një propozim interesant.
‘Propozoj që në sallat VAR përvec arbitrit që analizon imazhet të jetë edhe një ish futbollist. So të ishte dicka pozitive nëse ai do të jepte opinionin e tij në atë cfarë ndodh gjatë një ndeshjeje-theksoi ish portieri I Realit të Madridit dhe përfaqësueses spanjolle në një postim të tij në rrjetin social Twitter, një propozim ky që në pak më shumë se 12 orë, mori 13 mijë pëlqime, ndërkohë që është rishpërndarë 1600 herë
Sfidanti.al