Megan Rapino ngre sërish zërin për barazi në paga femra-meshkuj

Një nga emblemat e futbiollit të femrave, amerikane Megan Rapino, kthehet të ngrejë zërin për barazi pagash me kolegët meshkuj, një pretendim ky që në SHBA është shfaqur që nga momenti I krijimit të futbollit të femrave duke klërkuar që sukseset e etapës së fundit të reflektohen edhe tek të ardhurat që futbollistet përfitojnë

Rapino, fituesja e Topit të Artë të Botërorit të Francës që u fitua pikërisht nga skuadra e SHBA,në një intervistë për BBC kërkoi një bashkim të futbollisteve për të luftuar si në një ferr dhe për të fituar barazinë në paga aq të dëshiruar

‘Askush të mos konformohet me pak, duhet të kërkohet më shumë-tha Rapino-e di që është frustruese dhe e vështirë, por të gjitha ne jemi të përfshira në këtë cështje dhe duhet të luftojmë sikur të ishim në ferr’.

Rapino, fituese e 2 titujve botërorë dhe 1 medalje të artë në Lojërat Olimpike me SHBA, kërkoi gjithashtu që në futbollin e femrave të bëhet I njëjti investim si në atë të meshkujve ku paguhen shifra stratosferike si për pagat ashtu edhe për të drejtat televizive.

Një tjetër temë e prekur nga Rapino është edhe ajo e racizmit e shfaqur së fundmi në futbollin botëror ku përmendim rastin e Balotelit me Breshian dhe përfaqësuesen angleze në sfidën me Bullgarinë, me amerikanen që theksoi se gjoba prej 65 mijë Paund për Bullgarinë është një tallje

‘Nëse ka raste racizmi dhe mungon indinjata e të gjithë futbollistëve në fushe, për mendimin tim ata janë pjesë e problemit-vijoi Rapino-gjoba 65 mijë Paund është një tallje totale. Të gjithë lojtarët e Premier Leagues dhe kampionateve të tjera duhet ta kthejnë atë në problemin e tyre, sepse racizmi është realisht një problem I të gjithëve’.

Sfidanti.al