Dajon Uejtërs, basketbollist Majemi Hit është lënë jashë skuadre pasi nuk u soll në mënyrë profesionale. Sipas rrjetit Fox Sports, Ueitërs e teproi me konsumimin e karameleve gomoze me shijen e marijuanës në avionin me të cilin po udhëtonte me skuadrën në drejtim të Perëndimit, aq sa filloi të ndjejë dhimbje stomaku
Uejtërs, që nuk ka zbritur ende në parket në këtë sezon, nuk luajti as ndeshjen e së enjtes ndaj Finiks Sans për dhimbje stomaku, ndërsa mungesa e tij në ndeshjen ndaj Lejkers ditën e premte u justifikua me termin problem shëndetësor, një motiv që në fakt është përdorur për të gjitha ndeshjet e këtij fillim sezoni.
Basketbollisti u kthye në Majemi për t’u stërvitur. Uejtërs është në vitin e tij të tretë në kontratën e tij 4 vjecare me Miami duke siguruar në total 52 milionë Dollarë.
Sfidanti.al