Ditët e fundit në Itali kanë shpërthyer polemikat dhe ata që e bënë këtë ishin një grup fatorinosh që dërgonin porosi ushqimore në shtëpitë e futbollistëve me bicikletë apo motorë. Duke shfrytëzuar rrjetet sociale ky grup fatorinosh protestuan për mos dhënien e bakshisheve nga ana e personave të njohuir mes të cilëve edhe futbollistëve në momentin e marrjes së porosive.
Bëhet fjalë për grupin ‘Deliverance Milano’ në Facebook që ka publikuar listën e këtyre personave VIP që nuk bëjnë pagesat e bakshisheve ku figurojnë emrat e Mauro Ikardit e bashkëshortes Vanda Nara, Danilo D’Ambrozio, Leonardo Bonucit, Kristian Abiatit, Paolo Kanavaros, Gonzalo Higuian e Filip Mkses.
‘Deliverance Milano’ publikoi në mënyrë simbolike në 25 prill Ditën e Clirimit nëItali, një postim ku ankohej për aktorë, moderatorë, këngëtarë, futbollistë, sportisë, muzikantë, rapper dhe influencer
‘Vijmë në shtëpitë tuaja, ju sjellim gjithcka doni në cdo orë të ditës, jemi në rrugë, nën shiun e dendur ose nën diellin përvëlues pa siguracione. Dimë gjithcka për ju, dimë cfarë hani, ku jetoni e zakonet që keni. Dhe sic i dimë ne i dinë të gjitha kompanitë e shpërndarjes, Këto platforma ashtu sikurse na shfrytëzojnë ne pa asnjë skrupull, ju shfrytëzojnë edhe ju duke spekuluar e shitur të dhënat tuaja-lexohet në postimin e këtij grupi në Facebook.
sfidanti.al