Prezantuan fanelën e re me bodypainting; polemika në Skoci

Ekzistojnë shumë mënyra për të prezantuar fanelën e re të një skuadre futbolli, mënyra që cdo ditë e më shumë po bëhen akoma më të sofistikuara. Klubet tashmë kanë tendencën për të kërkuar forma të reja për të tërhequr tifozët e tyre duke ndërmarë fushata nga më ekstravagantet, por ajo që është parë në Skoci është vërtetë inovacion

Kështu ‘Ayr United’, skuadër e Divizionit të Parë Skocez, vendosi që të bëjë prezantimin e fanelave të reja nëpërmjet teknikës së ‘body painting’ që do të thotë modele të zhveshur krejtësisht me fanelat e pikturuara në trupat e tyre
Një fushatë kjo që nuk ka lënë indiferent askënd, përkundrasi, tashmë kjo skuadër po fiton popullaritet më shumë se kurrë pikërisht për shkak të kësaj fushate publicitare që gjithsesi shkaktoi polemika. Klubi është akuzuar për seksizsëm pasi ka përdorur modele topless, ndërkohe që pikëpyetje u ngritën edhe për modelët gjysmë të zhveshur

‘Ayr United’ kontraktoi Karis Lister dhe Mikael Angesjo që u zhveshën për sesionin fotografik të ‘body painting’ për të prezantuara fanelat e reja ku shkruhej emri i sponsorit ‘Bitcoin SV’.

sfidanti.al