Nuk marrin pagat; futbollistët e Boltonit bojkotojnë 2 ndeshjet e fundit

Futbollistët e Boltonit kanë vendosur të mos zbresin në fushën e lojës në 2 ndeshjet e fundit në Championship dhe shkaku janë financat. Lojtarët e kësaj skuadre u bënë të ditur drejtuesve të klubit se kanë hyrë në grevë dhe se nuk do të luajnë ndeshjet e mbetura të kampionatit deri në momentin që do të marrin pagat.

Futbollistët ende nuk e kanë marrë pagën e marsit dhe mesa duket nuk do të marrin as atë e muajit prill. Nuk është hera e parë që ata kanë ndërmarrë protesta në lidhje me këtë cështje, në fillim të këtij muaji ata refuzuan të stërviteshin 48 orë pasi panë që pagat e marsit nuk u akorduan.

Në fakt Boltoni që ka rënë tashmë nga kategoria, do të luante ndeshjet e radhës me Brentford këtë të shtunë dhe Notingem Forest në 5 maj. Ndërkaq, Boltoni në fillim të këtij muaji ka kaluar në duart e ish pronarit të Uatfordit, Lorens Basini pasi mori edhe miratimin e Ligës Angleze të Futbollit.

sfidanti.al