Telenovela ‘Benzema’: futbollisti, baba për të dytën herë dhe i martuar në fshehtësi

Jeta private e Karim Benzema është gjithnjë në qendër të vëmendjes të medias së specializuar në kronikat rozë. Këtë radhë ajo që flet për sulmuesin e Realit të Madridit është revista fran ceze ‘Public’ e cila bën të ditur se Benzema është bërë baba për të dytën herë. Gjithnjë sipas kësaj reviste, në 14 maj bukuroshja Gora Gauthier, me të cilën futbollisti është martuar në fshehtësi të plotë, solli në jetë djalin e tyre të cilin ai e ka quajtur Ibrahim. Benzema është fotografuar në momentin e daljes nga klinika Ruber De Madrid, një ditë pas lindjes së djalit të tij. Sulmuesi i Realit të Madridit, ka edhe një vajzë 3 vjecare, Malia, fryt i lidhjes së tij me Chloé de Launay.

sfidanti.al